Basha prezantoi sot programin për arsimin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot programin për arsimin, ku tha se do të ofrohen kurse private pa pagesë për pesë gjuhë të huaja, për të rinjtë dhe të rriturit deri në 35 vjeç.

Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha ndërsa listoi 7 pikat e programit të demokratëve.

“Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë”, tha më herët Basha.

Kryedemokrati theksoi edhe një herë se “një kryeministër që nuk i mban zotimet, pas 4 vitesh nuk mund të kandidojë më për mandat të dytë”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme