Meta përkujton Dritero Agollin: Shumë mall për ty mik i shtrenjtë!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar në katërvjetorin e ndarjes nga jeta, shkrimtarin e madh Dritero Agolli.

“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve, – shkroi Meta në Fb ku shtoi edhe një video. – Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme