Opozita do të zhvillojë të hënën një protestë një orëshe, nga ora 11.00 deri në 12.00, duke bllokuar trafikun kombëtar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e Re, raporton topchannel.
“Çdo shqiptar është i thirrur të bashkohet. Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re, për të bllokuar trafikun e drogës, të krimit, për të siguruar liritë themelore të qytetarëve që do të jenë garancia e mirëqenies së qytetarëve. Mos harroni nesër një orë të gjithë bashkë të vendosur dhe paqësor. Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha.