Basha: Unë nuk pështy mbi bashkëpunimin me Berishën. Vendimi për përjashtimin, i drejtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se vendimi i tij për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar, ishte i drejtë.


Basha tha në “Abc” se nuk do të lejojë Berishën të përdorë PD për interesat personale, ndërsa tha se nuk mund të “hedh poshtë” 16 vite bashkëpunim.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjer e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD. Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar. Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha Basha.

Por cila është bindja e juaj, a ka kryer korrupsion Sali Berisha, ashtu sikur e akuzon SHBA?

“Unë nuk kam ndërmend të pështyu  mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona” tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme