Basha: Vet njerëzit po i japin energji dhe zemër protestës

Opozita në Shqipëri vijon sot në ditën e dytë, protestën maratonë para selisë së kryeministrisë për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike, që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Shumë protestues kaluan natën në çadrën e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me moton se protesta është e qytetarëve, u kujdes që të takohej me të gjithë protestuesit e pranishëm në çadër.

“Kur ndodhesh para një force dhe energjie të tillë, pak rëndësi ka sa mirë apo sa dobët e ke planifikuar. Realisht masat nga shtabi i protestës ishin marrë, por ajo që i ka dhënë energji dhe zemër protestës janë vet njerëzit”, është shprehur Basha, raporton KP.

Organizatorët u kujdesën gjatë orëve të para pas mesnate që të mbanin një atmosferë të ndezur brenda çadrës ku eksponentë të lartë të PD-së bënin thirrje për rezistencë dhe largimin e kryeministrit Rama.

Teksa numri i protestuesve nisi të ulet gjatë natës edhe numri i efektivëve të policisë që ishte në gatishmëri ishte i pakët.

Partia Demokratike ka lajmëruar se protesta do të vazhdojë pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme