Për herë të parë, veturat e Komunës së Prishtinës do të dalin në një ankand publik. Nëse Kuvendi i Komunës së Prishtinës, nesër e miraton propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti për shitjen e pronës së paluajtshme të Komunës, pos veturës së ish kryetarit Isemt Beqiri, në shitje do të dalin edhe dhjetëra sosh, shkruan lajmi.net.
Thuajse të gjitha këto vetura gjenden në zonën Industriale në kufi me Fushë Kosovën në Parkingu e Komunës së Prishtinës dhe shumë nga to janë vetura të konfiskuara.
263 janë vetura në Parkingun e Komunës, ndërsa vetëm 34 janë vetura zyrtare për shitje, nga këto ka pollo të vitit 2005, megan 2005, xhip nisan, disa hunday të vitit 2011.
Derisa, Komuna po mëton të shes rreth 15 hunday të vitit 2011, shpenzime marramendëse janë bërë për tre muajt e parë të këtij viti për qeranë e veturave komunale.
Sipas raportit financiar buxhetor të Komunës së Prishtinës për periudhën 1 janar -31 mars 2018, të cilin e posedon lajmi.net, shihet që komuna e Prishtinës ka bërë shpenzime marramendëse për qeranë e veturave në tremujorin e parë të këtij viti. Për krejt vitin buxhetor, komuna kishte te planifikuara 55 mijë euro për qeranë e veturave, kurse për 3 muaj janë shpenzuar 44 mijë e 968 mijë euro. Ndërkohë, sipas raportit të 3 mujorit të parë për vitin 2017, para ne emër të qeras së veturave ishin shpenzuar vetëm 12 mijë e 720 euro.
Më poshtë mund të shihni listën e veturave dhe çmimin fillestar të shitjes: