Pas pak pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
E për mbajtjen e kësaj mbledhjeje tashmë është përgatitur edhe vendi dhe tryeza, shkruan lajmi.net.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulen Balaj-Halimi ka publikuar fotografi nga tryeza ku pritet të mbahet takimi.
Tryeza është e dekoruar me motive shtetërore të Kosovës e Shqipërisë, si dhe me shkrimin “bashkë pa kufi”.