Bashkëshortja e Sokol Bashotës merr pagë 12 mijë Euro nga RTK-ja pa punuar fare (Dokumnet)

Sipas raportimit të vetë kryetarit Sokol Bashota në Agjencionin Kundërkorrupsion, në kuadër të të hyrave familjare, Bashota ka përmendur edhe shumën prej 12 mijë eurosh në emër të bashkëshortes së vet, duke e saktësuar burimin e të hyrave nga RTK-ja.

Në shtetin e çudirave siç është vendi ynë Kosova, ndodhë që të marrësh pagë edhe pa punuar fare.

Diçka e tillë ndodhë jo një herë por shumë herë.

Diçka e tillë ndodhë edhe me bashkëshorten e kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashotës.

Sipas raportimit të vetë kryetarit Sokol Bashota në Agjencionin Kundërkorrupsion, në kuadër të të hyrave familjare, Bashota ka përmednur edhe shumën prej 12 mijë eurosh në emër të bashkëshortes së vet, duke e saktësuar burimin e të hyrave nga RTK-ja.

Burime të Botapress-it kanë marrë vesh se bashkëshortja e Sokol Bashotës nuk është në marrëdhënie pune në RTK. Por ajo është e angazhuar në emisionin Vikendi si lektore.

Ndërkaq një nga autorët e Vikendit, vitin e kaluar ishte zgjedhur anëtar jurie në Festivalin Tradiciol të Klinës, “I këndojmë lirisë!”

Se cila është e vërteta e kësaj “pasurie shtesë” e Sokol Bashotës, mbetet që të hetohet nga Agjencioni Kundërkorrupsion dhe nga organet e hetuesisë.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme