Ish polici sulmoi komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës para pak çastesh është sulmuar nga një qytetar. Adonis Tahiri ka shpjeguar se personi i cili ka shkaktuar incident në komunë sot është një  qytetar i Kosovës, i cili si shumë të tjerë ka lënë punën, ka shitur gjithçka, dhe ka marr rrugë drejt Evropës, për një jetë më të mirë, në valën e refugjatëve viteve të kaluara.

Tahiri shpjegon se ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë. I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij.

Lexoni shpjegimin e plotë të Adonis Tahirit:

Rasti i sotëm tek objekti i Komunës së Prishtinës, ka të bëjë me një qytetar të Kosovës, i cili si shumë të tjerë ka lënë punën, ka shitur gjithçka, dhe ka marr rrugë drejt Evropës, për një jetë më të mirë, në valën e refugjatëve viteve të kaluara.

Ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë. I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij. Mirëpo siç e dimë, ndihma që mund të ofrojë Komuna në raste të tilla është shumë e kufizuar, thuajse e pamundur. Është përgjegjësi direkte e Qeverisë së Kosovës rritja e punësimit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.

Me një Qeveri si kjo e Isa Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë po rriten çdo ditë, dhe paralelisht me të po shtohen edhe kërkesat e tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme