Bashkësitë fetare në Maqedoni kanë ndikim të madh në politikë

Dy bashkësitë më të mëdhaja fetare në Maqedoni, Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) kanë ndikim mbi politikën në Maqedoni.

kështu thotë ankesa e Fondacionit Konrad Adenauer e realizuar në bashkëpunim me Institutin për hulumtime politike (IHP) në Shkup dhe portalin religija.mk.

33% e ortodoksëve mendojnë se KOM ka ndikim në politikë, ndërsa 46,2% e muslimanve mendojnë se BDI ka ndikim në politikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa aspekte, BFI-ja ka më shumë ndikim se sa KOM-i. Në lidhje me ndërtimin e objekteve fetare në Maqedoni, 75,9% mendojnë se ka mjaftueshëm, kurse 66,6% mendojnë se këto objekte janë në funksionim të shënimit të territorit të ndikimit.

89,1% mendojnë se KOM-i nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për status të autoqefalisë dhe barazi të plotë me kishat tjera. 42,1% mendojnë se Kisha serbe duhet të jetë e para që do ta njeh autoqefalinë, si edhe 18,6% mendojnë se këtë duhet ta bëjë Kisha bullgare.

76% mendojnë se BFI-ja ka arritur ta ruaj islamin tardicional në Maqedoni, 56,9% e miratojnë regjistrimin e Bektashive në Kërçovë, dhe mendojnë se edhe ata në Tetovë duhet të regjistrohen. 55,7% janë kundër këtyre dy regjistrimeve.

81,2% mendojnë se edhe institucionet fetare duhet të hapin shtëpi për bonjakë, kurse 10,8% janë kundër.

Në anketë, 74,8% janë deklaruar si ortodoks, 22,2% si musliman, 0,5% si katolik, dhe po aq u takojnë bashkësive tjera fetare. 1,9% e të anketuarve kanë qenë ateistë. Anketa është realizuar në janar të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme