Bashkimi Evropian ende pa konkluzione për Samitin e së martës

Bashkimi Evropian (BE) ende pa konkluzione lidhur me zgjerimin para takimit ministror që do të mbahet të martën në Bruksel. Mosmarrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë një nga pengesat kryesore, por nuk është e vetmja, që ende nuk ka harmonizim të qëndrimeve për vendimet që duhet të miratohet. Siç njofton MIA, njëjtë sikur vitin e kaluar, vendet anëtare të BE-së nuk janë gjendje të pajtohet me konkluzionet për zgjerimin. Nëse nuk do të ketë konkluzione, ky do të ishte viti i dytë radhazi që BE-ja nuk mund të bie dakord për politikën e zgjerimit. Mirëpo, presidenca sllovene këtë herë ka më shumë gjasa të dalë me konkluzionet presidenciale dhe emrat e vendeve që i mbështesin, në vend që të mos ketë fare konkluzione si vitin e kaluar, njoftuan për MIA-n diplomatët në Bruksel. Sa i përket kontestit me Bullgarinë, Sofja në takimin e javës së kaluar insistoi se Maqedonia “nuk i plotëson kriteret për fillimin e negociatave”, një pozicion që nuk ka marrë mbështetje nga 26 vendet e tjera anëtare si dhe nga Komisioni Evropian. Mbështetje në BE nuk ka as për opsionin e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia./Alsat.mk

– Advertisements –

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme