Dhjetë muxhahedinë iranianë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndoshur paraditen e së martës në kampin Ashraf 3 në Manzë.
Muxhahedinët janë pyetur në lidhje me pretendimet se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.
SPAK pretendon se një bazë kibernetike është asgjësuar brenda ambienteve të kampit “Ashraf 3”, e cila ka ngritur dyshime të forta se përdorej nga anëtarët e MEK, për të kryer sulme kibernetike ndaj Iranit. Bëhet fjalë për një server qendror, por që nga të dhëna të hetimit bëhet me dije se Policia e Shtetit nuk ka mundur ta gjejë.
Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë janë ende në Shqipëri.
© SYRI.net