Forcat policore janë të ndihmuara me helikopter, ndërsa nga dëshmitarët janë dëgjuar të bërtitura. Disa azilantë raportohen se kanë kërcyer nga dritaret, shkruan bild.de.
Katër ditë pas dështimit të dëbimit të një azilkërkuesi nga Afrika, policia gjermane ka bastisur të enjten në mëngjes kampin e azilantëve në Baden-Württemberger, Ellwangen, rreth 90 kilometra në lindje të Stuttgart-it.
Forcat policore janë të ndihmuara me helikopter, ndërsa nga dëshmitarët janë dëgjuar të bërtitura. Disa azilantë raportohen se kanë kërcyer nga dritaret.
E paqartë është arsyeja e bastisjes masive të këtij kampi, por me gjasë ka të bëjë me arrestimin dhe dëbimin e disa azilkërkuesve të refuzuar. Në këtë kamp, shumica janë afrikanë, ndërsa në fillim të javës policia gjermane hasi në rezistencë të fortë për të dëbuar një person nga Togo.