Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë ka privuar nga liria F.M. 28 vjeç dhe A.I. 34 që të dy nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e F.M. është konfiskuar një sasi e marijuhanës, ndërkohë në gjatë bastisjes në shtëpinë e A.I. gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një materie e bardh pluhur.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërkohë që personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk