MPB Maqedoni informon se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, sot (20.10.2023) punonjësit policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me punonjësit e Policisë nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve pranë Ministrisë së Punë të Brendshme dhe Komunikim Shkup, kanë bastisur një banesë dhe lokale të tjera në pronësi të S.Z. në fshatin Llaskarcë të Shkupit.
“Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën tre armë dhe një pushkë gjuetie. S.Z është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.