MPB njofton se më 12.04.2024, O.P. ishte ndaluar nga punonjësit e policisë nga SPB Manastir dhe O.N (38), të dy nga Manastiri. Gjegjësisht, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të cilat i ka përdorur personi O.P. nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një grirëse metalike dhe pesë pako me lëndë pluhuri.
Personi është privuar nga liria dhe do të vijojë kallëzimi përkatës për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal.