Bastisje në Rosoman, gjendet drogë, privohet nga liria një 18-vjeçar

Një person është privuar nga liria pasi gjatë një bastisjeje në Rosoman policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike.

“Më 22.06.2026, në orën 18:20 në Rosoman, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria R.Sh. (18) nga Rosomani. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit u realizua bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, ku ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë”, njoftoi MPB.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik kompetent. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës./Alsat.mk.

The post Bastisje në Rosoman, gjendet drogë, privohet nga liria një 18-vjeçar appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme