Dy persona janë ndaluar në Shkup, pasi policia gjeti në një automjet një sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa drejtuesi i mjetit rezultoi edhe pa patentë shoferi të vlefshme.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 22.06.2026, rreth orës 22:50, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, ku forcat policore ndaluan një automjet të markës “Ford” me targa të Shkupit, që drejtohej nga M.I. (19) nga Shkupi.
Nga kontrolli i kryer është zbuluar se në automjet po transportoheshin rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të futura në qese të zeza dhe pa dokumentacion përkatës. Po gjatë verifikimeve, është konstatuar edhe se shoferi nuk kishte patentë shoferi të kategorisë B.
Policia bëri të ditur se pronar i automjetit është E.Sh. (20) nga Shkupi. Pas kontrollit, të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe janë privuar nga liria për procedura të mëtejshme.
Ndaj M.I. do të ngrihet kallëzim penal për drejtim automjeti pa patentë shoferi të vlefshme, në bazë të nenit 297-a paragrafi 2 të Kodit Penal.
The post Policia në Shkup arreston dy persona pas zbulimit të 90 dërgesave të paligjshme appeared first on Alsat.



