Bastisje në Shtip, ndalohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (23.07.2024) në Shtip, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria A.Xh (36) dhe Q.H (22).

“Gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në banesën e A.Xh, u gjet dhe u sekuestrua marijuhanë, një shumë e madhe parash dhe sende të tjera që dyshohet se janë me origjinë kriminale. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Q.H., i kryer po ashtu me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë për bluarje me mbetje marijuhane. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme