Bastisje në Strumicë, gjendet drogë: Arrestohet 48-vjeçari

MPB Maqedoni njofton se dje (25.08.2026), në orën 17:00, në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria E.N. (21) dhe Xh.M. (29), të dy nga fsh. Bansko.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.N., të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur paketime me marihuanë dhe një kërcell i bimës së kanabisit”.

“Ndërkaq, gjatë kontrollit të Xh.M., i cili është hasur në shtëpinë e E.N., është gjetur marihuanë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës“, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme