Analisti Baton Haxhiu sqaroi në emisionin Opinion, raportet e tij me Gent Cakën, i propozuar nga Edi Rama për ministër i Jashtëm.
Duke ritheksuar vlerësimin e tij për zotesitë intelektuale të Cakës, Haxhiu mohoi që ai të ketë ndikuar që i riu nga Kosova të bëhet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Por Haxhiu tha se ai e ka sjellë Cakën tek Vali Bizhga (shefja e kabinetit të Ramës) për t’i dhënë atij mundësinë e një praktike pune.
Eshtë më tej Rama sipas tij, që e ka njohur, vlerësuar dhe promovuar, deri në propozimin e tij për Ministër të Jashtëm.