BBC: Është gjetur spiuni rus që ndihmoi në fitoren e Trumpit

Zyrtarët amerikanë kanë “pohimin e bazuar” se Kremlini ka ndikuar në fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, shkruan BBC.

Siç raporton servisi britanik, “kyç” është fakti se një diplomat rus i cili ka qëndruar në Uashington, pikërisht është ai spiuni.

“Deri më tash, asnjë pjesë e fakteve nuk është publikuar, por shefi i FBI-së, James Komi u ka thënë bashkëpunëtorëve më të afërt se çfarë është qëllimi i hetimit”, thuhet në tekst, transmeton lajmi.net.

Rruga dërgon deri te Christopher Stil, ish agjent britanik i MI6, i cili ka shkruar për kundërshtarët e Trumpit për lidhjet e dyshuara ndërmjet Trumpit dhe Rusisë. Ai në tekste përmend edhe emrin e diplomatit rus, Mihail Kulagin.

“Ka shkruar se ai është tërhequr nga Uashingtoni, sepse Moska beson se pjesëmarrja e tij në zgjedhjet amerikane mund të publikohet në media. Megjithatë, nuk ekziston asnjë Kulagin në Ambasadën e Rusisë në SHBA, ekziston Kalugin”, thuhet në tekst. /Lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme