Berisha – Ramës: Fundi yt është burgu ose fataliteti

Ish-kryeministri i Shqipërisë,  Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga “Çadra e Lirisë”, foli për rrëzim të pushtetit të majtë, qoftë edhe me dhunë. Ai tha se kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton nga populli: Ose burgun, ose fatalitetin!

“Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton. Se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti. Rrugë tjetër nuk ke. Poshtërimi që ti i ke bërë shqiptarë, dhunimi që ti i bëre zgjedhjeve të 2015-ës, kriminelët i solle në pushtet. Akt-akuza e këtij populli ndaj teje, ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. Nëse nuk bindesh nga kjo, i bindur të jesh se me lecka do të përfundosh në ujerat e Lanës, aty e ke vendin”, ka thënë Berisha në ditën e 41 të protestës së opozitës shqiptare.

Më tej, ai tha se qytetarët do të përdorin të gjitha format e mosbindjes civile për të larguar Edi Rama.

“Do ta shporrim Ediscobarin me lecka nga pushteti”, tha Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme