BBC flet për vajzën shqiptare: E përdhunuan çdo ditë

“I urrej dhe dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar”.


Kështu e nis kronikën e saj BBC’ja, ku flet për keqtrajtimin që iu bë një vajze gjatë kohës sa qëndronte në Britani, ku ishte dërguar nga një djalosh për të cilin mendonte se e kishte të dashur.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçare kur ishte shitur për tu trafikuar e për të shërbyer si objekt seksual për shumë burra në Britani.

Ishte detyruar me forcë të flinte me shumë njerëz brenda ditës dhe flet për një botë të tmerrshme ku përjetoi shumë abuzime.

“Ishim të tmerruara. Nuk na lejonin të dilnim jashtë dhe na kontrollonin çdo gjë që bënim”, flet vajza nga Shqipëria.

Shumë trafikues të qenieve njerëzore mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe disa prej tyre janë të dënuar me 20 vjet burg.

Një nga të dënuarit me 15 vjet burg për trafikim të vajzave në Greqi, ka folur për BBC’në. Ai thotë se ajo që ka bërë është gjë e keqe dhe se vajzat mund të ishin fëmijët e tij.

Më shumë se 3 mijë vajza trafikohen në Britani për tu përdorur për shërbime seksuale. Nga ky numër, shumica janë shqiptare.

Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët.  Intervistën në anglisht mund ta gjeni KËTU.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme