BDI bashkohet me VMRO-në për të penguar afrimin e Lëvizjes BESA me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim i frikësohet afrimit të Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes Besa. Prandaj tashmë dy javë deputetët e BDI-së e sabotojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime për ta penguar kështu realizimin e marrëveshjes politike mes grupit parlamentar të LSDM-së dhe të Besës, e cila parasheh zgjedhjen e Sekretarit të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, dhe të pesë zëvendësve të saj, me ç’rast njëri duhej të ishte propozim nga radhët e Besës.

Burime nga Lëvizja Besa njoftojnë se deputetët e BDI, Artan Grubi dhe Ejup Alimi, që ta sabotojnë këtë marrëveshje nuk marrin pjesë ne mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, ku Besa duhet të nominojë kandidat të ri për zëvendëssekretar. Në mungesë të tyre, Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, si kryetar i komisioni për Emërime refuzon të hapë mbledhjen e Komisionit. Dihet, pas tërheqjes së kandidates Ermira Asani Salija, e cila tashmë është zgjedhur anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Besa propozon që në vend të saj të zgjidhet Driton Nebiu.

Por, deputetët Grubi dhe Alimi nuk sigurojnë kuorum në Komision për të penguar kështu nominimin e Nebiut për postin e zëvendëssekretarit. Sabotimi i dytë i BDI-së sot erdhi drejtpërdrejt nga vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xheri, i cili në vend se të këmbëngule të korrigjohet propozimi i Besës për zëvendëssekretar të Kuvendit, e injoron kërkesën e tyre dhe kërkon që të votohet lista e vjetër, e propozuar për pesë zëvendës të Sekretarit të Kuvendit. Këtë sjellje të Xhaferit në seancën e sotme e denoncuan deputetët e Besës, të cilët kërkuan nga ai të mos hapë debat për zgjedhjen e zëvendësve të Ivanovës, pa e përfshirë propozimin e ri të Besës. Deputeti Fadil Zendeli tha se veprimi i kryetarit të Kuvendit është joligjor dhe kërkoi që emrat e zëvendësve të Sekretarit të Kuvendit të votohen në pako, pra jo një nga një.

Xhaferi, në vend të qartësojë pozicionin e tij, i zënë ngushtë që po e shkelte ligjin, e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e konvonkoi për nesër. Zgjedhja e zëvendësve të Sekretarit të Kuvendit ka nxitur interes te deputetët, të cilët tashmë kanë kërkuar të marrin fjalën për diskutim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme