BDI dhe VMRO – DPMNE përgatiten për zgjedhjet lokale

Vetëm BDI-ja e Ahmetit dhe VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit po përgatiten për zgjedhjen lokale. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani tha se kryesia në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga degët e partisë të përgatisin kandidaturat për këshillat komunal dhe krerët e komunave.

Të gjitha degët në nivel republike kanë mbajtur mbledhjet, kanë përcaktuar kandidatët edhe për këshilla komunal edhe për kryetarë komune dhe janë dorëzuar deri në kryesi qendrore, por me statut është kryesia qendrore ajo që sjell vendimin final. Besoj se në fillim të javës së ardhshme do të mund të mbahet një mbledhje e kryesisë ku do të shqyrtohen propozimet që vijnë nga degët – deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Pavarësisht se dega e BDI-së në Çair ka propozuar Izet Mexhitin për kandidat, ky i fundit nëpërmjet një shkrimi njoftoi se nuk do të kandidohet për kryetar të Komunës.

Ivo Kotevski përsëriti qëndrimin e VMRO DPMNE-së se presin mbajtjen e zgjedhjeve lokale bashkë me zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që sipas tij, qytetarët të mund të vendosin edhe për “Platformën e Tiranës”.

 Përgatitjet për zgjedhjet lokale i kemi filluar në kohë dhe partia është në kondicion të plotë që në çdo moment të dalë në zgjedhje të rregullta lokale dhe të parakohshme parlamentare. VMRO pret që deputetët e partive tjera ta kuptojnë se situata aktuale e shpërndarjes së fuqive është e paqëndrueshme dhe se është e patjetërsueshme që në të njëjtat shpenzime të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare – deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhje lokale, megjithatë këmbëngulin se të njëjtat nuk mund të mbahen pa u zhbllokuar Kuvendi.

 Kjo çështje është duke u diskutuar në organet e partisë dhe në të gjitha strukturat e Lëvizjes Besa, ende nuk kemi arritur në fazën e caktimit të kandidatëve për kryetarë të komunave, pasi që ashtu siç po rrjedh procesi nuk kemi shumë shpresë që zgjedhjet lokale mund të mbahen para vjeshtës – deklaroi Orhan Murtezani, Lëvizja Besa.
 Në mbledhjen e djeshme të kryesisë qendrore kemi biseduar edhe për mobilizimin tonë partiak, konsolidimin dhe rifreskimin e disa degëve të partisë për të qenë më të përgatitur për zgjedhjet lokale kurdo që do të mbahen ato. Mund të them që për kandidaturat ende nuk është biseduar, d.m.th. nuk janë ende temë bisede. Kjo do të bëhet në momentin që do të dihet data e zgjedhjeve – deklaroi Elmir Sejfullai, Aleanca për Shqiptarët.

Petre Shilegov tha se LSDM-ja është e gatshme për zgjedhjet lokale, kurdo që të mbahen të njëjtat, por se është e palogjikshme të flitet për to derisa të mos kthehet rendi kushtetues, i cili është prioriteti aktual. Afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale skadoi para një muaji. Për shkak të bllokimit të Kuvendit, nuk dihet se kur do të shpallen të njëjtat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme