BDI ende nuk reagon për kërcënimin ndaj ekipit të TV SHENJA, reagojnë Zaev dhe përfaqësuesit e mediave (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është distancuar ende nga personat që kërcënuan dje ekipin e televizionit Shenja duke u thirur pikërisht në emër të kësaj partie. Nga BDI as nuk e kanë dënuar ketë veprim e as nuk kanë mohuar se kërcënuesit janë aktivistë të tyre. Reagim nuk ka as nga Komuna e Çairit, gjeqësisht kreu i kësaj komune Izet Mexhiti. Mexhiti po ashtu nuk është distancuar as nga kërcënuesit të cilët thirreshin në emër të tij, Komunës që drejton dhe partisë së njëjtë dhe as nuk ka dënuar aktin në fjalë. Mexhiti nuk i është përgjigjur as pyetjes me shkrim drejtuar nga redaksia jonë.

PYETJA NGA TV SHENJA

“Dje disa persona të cilët prezentoheshin si aktivistë të BDI-së në lagjen Dyqanxhik kanë kërcënuar ekipin tonë dhe kanë penguar të kryejmë punën. A do të reagoni, do ta dënoni dhe a do të distancoheni nga ky akt që personat në fjalë e kanë kryer në emër tuaj dhe komunës që drejtoni?”
Kësaj pyetjeje kreu i Çairit, Izet Mexhiti, deri në këto çaste nuk i është përgjigjur në asnjë formë.

Kërcënimin e ekipit të Televizionit SHENJA që ndodhi dje në lagjen Dyqanxhik të Komunës së Çairit nga persona që u deklaruan se janë aktivist të BDI-së, e ka dënuar sot kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se mesazhi i tij vlen për mbështetësit dhe aktivistët e të gjitha partive dhe kërkoi që rastet e këtilla të procesohen me qëllim që institucionet t’u japin dënimin e merituar kërcënuesve të tillë. Zaev më tej shtoi se kritikat ndaj punës së Qeverisë risin cilësinë e jetesës, ndërsa mediumet i quajti ndërgjegje e shoqërisë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Këtë që do ta them ka të bëjë me anëtarët, simpatizuesit, aktivistët e LSDM-së, BDI-së dhe cilës do qoftë parti tjetër. Mediumet janë ndërgjegja e shoqërisë tonë, qasja kritike ndaj pushtetit është cilësi e jetesës. Të mos lejojmë që kushdoqoftë gazetarë, pronar, kryeredaktor apo punonjës mediatik të jetë i rrezikuar në këtë shoqërinë tonë si edhe cilidoqoftë qytetari ynë. Unë ju lutem të gjitha kërcënimet menjëherë ti procesoni në institucione që me vëmendje të plotë ti procesojmë dhe njerëzit e këtillë të mbajnë përgjegjësi për veprimet eventuale nëse dëshmohet se ka qenë ashtu”
Të parët për këtë rast sot reaguan Agjencia e Mediave, prej ku përveç që dënuan kërcënimet ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, kërkojnë gjithashtu që askush të mos tentojë të pengojë gazetarët dhe mediat në punën e tyre.

AGJENCIA E MEDIAVE

“Agjencioni për veprimtari audio dhe media audiovizuele e dënon incidentin e djeshëm në Komunën e Çairit, ku ekipi i televizionit Shenja është ekspozuar në kërcënime nga ana e personave të cilët kanë deklaruar se janë simpatizantë të një partie politike. Thelbi i profesionit të gazetarisë është të sigurojë që opinioni të jetë i informuar për të gjitha çështjet dhe që këtu, gazetarët nuk guxojnë të pengohen gjatë raportimit për çfarë do qoftë problemi, pa marë parasysh nëse ai problem i tangon të gjithë qytetarët ose banorët e ndonjë bashkësie lokale”
Në fund të reagimit Agjencia apelon që të respektohet dinjiteti i punonjësve mediatik dhe të mundësohen kushte për punë profesionale të mediave. Përndryshe, dje ekipi i Televizionit SHENJA ishte në lagjen Dyqanxhik për të incizuar lidhur me një gropë e cila për ditë të tëra qëndronte e hapur dhe banorët ishin ankuar se rrezikon qarkullimin dhe jetërat e tyre. Por disa persona kanë penguar ekipin e Televizionit SHENJA për të kryer detyrën dhe janë kërcënuar duke porositur që të mos transmetohen kronika të këtilla. Rasti është paraqitur në polici, organizatat joqeveritare dhe përfaqësitë diplomatike dhe ndërkombëtare të akredituara në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme