BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e të martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën sipas tyre për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare. Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore. Nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari, Çairit etj. Këto takime nuk përfshijnë pjesëtarë të partive të tjera brenda Frontit Evropian. Mësohet se në takim kanë referuar edhe përfaqësues të strukturës policore, ku janë vlerësuar argumentet pro dhe kundër për një hap të tillë. Siç mëson ALSAT, ende nuk ka zyrtarisht një koordinator për këto organizime, edhe pse ky rol mund t’i caktohet njërit prej komunave të udhëhequr nga kjo parti. Në takim është folur edhe për çështje të tjera sikurse korridoret 8 dhe 10, operatorin e tretë celular në vend, kolektorin e dështuar në Kërçovë, e deri edhe te mundësia e qeverisë së gjerë, apo edhe politika e jashtme që diktohet pas zgjedhjeve në SHBA. Së fundi eksponentë të përafërt me partinë e Ahmetit dhe mediat e afërta me këtë parti kishin filluar të plasonin informacione kërcënuese për protesta destabilizuese, kërkesa për parlament dydhomsh, fushatë gjithëpërfshirëse për jo-legjitimitetin e njërës nga partitë që përbëjnë shumicën etj. Ministria e Brendshme kishte deklaruar se ka indikacione për destabilizim por deri tani nuk ka veprime konkrete. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme