BDI i bindet kushteve të BESËS

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë në emisionin 200 të Alsatit ka deklaruar se maksmimalisht janë duke u përpjekur që personat nga OBRM-PDUKM të cilët janë nën hetime të mos jenë pjesë e qeverisë drejtuese.

‘Ne e dimë se pasojat për shkelje të parimit do të jetë shumë e vështirë për shqiptarët në zgjedhjet e tjera, por unë nuk mund të them me siguri të madhe se çfarë vendimi do të dominojnë gjatë këtyre analizave. Kanë mbetur tre ose katër ditë, por duke konsideruar se platforma është kusht pa të cilin nuk mundet, gjuha shqipe është një kusht pa të cilin është e pamundur dhe precizimi konkret i rrugës së integrimit që është kusht pa të cilin nuk mundet, me cilën do parti politike qoftë mund të bëhet qeveri. Nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme’, ka thënë Osmani.

Keshtu, BDI i eshte bindur edhe kerkeses se Levizjes BESA e cila kishte kerkuar qe te behet Qeveri pa persona qe jane ne hetime dhe qe dyshohen per afera korruptive. Por, mbetet e paqarte nese BDI do t’i pastroje edhe radhet e saja./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme