BDI ia rikujton VLEN-it premtimet – Ja si përgjigjet pushteti

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Bashkimi Demokratik për Integrim i rikujton koalicionit VLEN premtimin e dhënë se nëse pas gjashtë muajve nuk zhbllokohet integrimi evropian, do të rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në qeveri.

Me mosmbajtjen e premtimeve, VLEN ka tradhtuar besimin e shqiptarëve, thonë integristët.

“Gjashtë muaj më vonë, integrimi evropian mbetet i bllokuar, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mashtrohen me iluzione dhe fjalë të kota. Asnjë përparim konkret, asnjë veprim i guximshëm, vetëm heshtje dhe justifikime nga një parti që ka ndërtuar gjithë ekzistencën e saj politike mbi manipulime dhe mashtrime”, tha Rina Ajdari, deputete BDI.

Përpos kësaj, BDI i rikujton koalicionit VLEN se pas shfuqizimit të balancuesit, do ta përgatisnin një propozim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

VLEN thotë se ligji është në përgatitje e sipër.

“Ligji për momentin është krijuar një komision në Qeveri dhe janë duke punuar përpilimin e këtij ligji që është shumë me rëndësi. Për atë se kur do të del nuk kam ndonjë informacion sepse për momentin janë duke punuar ekspertët derisa të bëhet ligji ashtu siç duhet”, u shpreh Safije Sadiki Shahini – VLEN.

Në përpilimin e ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, marrin pjesë grupe ekspertësh nga të partitë politike pjesë e pushtetit, të cilat japin propozimet e tyre.

Harmonizimi dhe dorëzimi i saj në procedurë kuvendore është paralajmëruar në fillim të janarit ndërsa do të jetë zëvendësues i mekanizmit “Balancuesi” i cili rregullonte mënyrën e punësimit në administratën publike dhe garantonte që të gjitha përkatësitë etnike të përfaqësohen në mënyrë të barabartë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme