BDI – ja përgatit njeriun që “menaxhoj krizën” në rastin e Kumanovës si drejtor të qendrës për menaxhim me kriza?!

Sot dhe nesër do të mbahet Samiti i Komisioneve parlamentare të politikës së jashtme që po mbahet në Prishtinë. Një ndër temat e diskutimit të këti samiti është edhe ballafaqimi apo sfidat e krizës me refugjatët.

Si përfaqësues nga Shkupi në këtë Samit që po mbahet në Prishtinë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar shefin e kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Artan Grubi.

Por duke pasur parasysh rëndësin e temës së kësaj tryeze është e paqartë prezenca e Artan Grubit si përfaqësues nga Shkupi, sepse duke pasur parasysh temën në fjalë prezent në këtë tryez duhej të ishte drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza nga Shkupi, Agron Buxhaku.

Nga kjo lind pyetja se a po e përgadit BDI-ja Artan Grubin që të merr postin e drejtorit të qendrës për menaxhim me kriza në Shkup, duke pasur parasysh se Buxhaku u anashkalua dhe nuk u dërgua në këtë samit apo tryez, ndërsa mundësi iu dha deputetit të BDI-së Artan Grubi.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Artan Grubit në rrjetin social Facebook:

Sot dhe nesër, bashkë me shumë kolegë nga e gjithë Evropa, marrë pjesë në Samitin e Komisioneve Parlamentare të Politikës së Jashtme që po mbahet ne Prishtinë. Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli foli mbi perspektivat e zgjërimit të Bashkimit Evropian dhe nevojës së mbajtjes së dyerve të hapura për vendet e Ballkanit. Më vonë, Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, do të flet edhe për nevojën që të përforcohet bashkëpunimi midis vendeve të Ballkanit në drejtim të integrimit dhe tejkalimit të barierave rajonale, ndërsa Kryeministri Isa Mustafa do të flas për sfidat e krizës me refugjatët.

Grubi ishte personi që Ali Ahmeti kishte autorizuar për të “menaxhuar” me rastin e Kumanovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme