BDI kërkon të dënohet dhuna, uron Talat Xhaferin

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë.

Përmes një njoftimi për media thuhet se BD e dënon dhunën që ngjau dje në Parlamentin maqedon.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit te Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi si hap i parë dhe i domosdoshëm për vënien në funkcion të sistemit legjislativ në vend dhe formimin e qeverisë së re reformuese. BDI dënon dhunën e ushtruar mbi deputetët e zgjedhur nga një turmë e shfrenuar dhe shtron pyetjen ku ishin institucionet përkatëse për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, andaj kërkojmë që të merren masat përkatëse kundër të gjithë atyre që dështuan në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare përfshi këtu edhe ata zyrtar nga rradhët e MPB-së, në zingjirin e komandës që refuzuan urdhërat e ministrit të punëve të mbrendshme”, thuhet në komunikatë, përcjell Indeksonline.

Tutje, bëhet e ditur se BDI kërkon nga të gjitha palët e partive politike që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar. BDI ka kërkuar që të dënohen aktet e dhunshme e të përgjakshme brenda hapësirave të organit të lartë të pushtetit.

“Kërkojmë nga të gjitha palët, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të dënojnë zëshëm e pamëdyshje aktet e dhunshme e të përgjakshme në hapësirat e organit më të lartë të pushtetit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe vecmas shqiptarëve dhe elektoratit besnik të BDI-së që të jenë të matur dhe të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bëhen pre e këtyre akteve qyqare në parlament. Poashtu shprehim indinjatën tonë edhe me veprimet e lexueshme të disa deputetëve që me sjelljen e tyre në stilin, provoko, nxit dhe ik, bën që zhvillimet e mbrëmshme të përshkallzohen edhe më”, thuhet në komunikatë.

“Kryesia e BDI-së solidarizohet me të gjithë deputetët që pësuan, vecmas urojmë që z. Ziadin Sela të rikthehet sa më parë ne jetën parlamentare e politike”, përfundon komunikata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme