
BDI-ja vlerëson se qeveria po cënon përfaqësimin e drejtë në komuna duke ulur numrin e këshilltarëve. Sipas tyre, ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Kjo çështje, ditë më parë ishte diskutuar edhe në KSHZ pas çka ky institucion nuk arriti të marrë vendim final.
“BDI-ja shpreh shqetësim të thellë për këmbënguljen e qeverisë në zbatimin e vendimit të marrë në shtator të vitit 2024 për uljen e numrit të këshilltarëve komunal, vendim që bie ndesh me kushtetutën, ligjin për vetëqeverisje lokale dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim që i është dërguar edhe KSHZ-së shkel nenin 34 të Ligjit për vetëqeverisje lokale i cili përcakton qartë se numri i këshilltarëve në çdo komunë duhet të llogaritet vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, pa bërë dallim mes rezidentëve dhe jorezidentëve, standard ky që ka qenë gjithmonë në fuqi”, tha Arbër Ademi, BDI./ Alsat.mk



