Sot në selinë e partisë në Reçicë të Tetovës me fillim në ora 17:00, BDI në mbledhjen e kryesisë qendrore do të shqyrtoj situatën politike në vend të ndërlidhur me formimin e qeverisë së re.
Zyrtarë të ndryshëm të BDI-së kanë shfaqur antagonizma rreth koalicionit me OBRM-PDUKM. Bujar Osmani, zëdhënës i partisë ka thënë se duhet që ‘fituesi me fituesin’ të formojnë qeverinë. Ish-zyrtarja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se ky parim është i pavlerë. Nënkryetarja Teuta Arifi ka thënë se parimi ‘fituesi me fituesin’ nuk ka qenë në Marrëveshjen e Majit dhe nuk lëshojnë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në.
OBRM-PDUKM nga ana tjetër ka thënë se nuk e pranon gjuhën shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së./Telegrafi