BDI taktizon për bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në

Taktikë dhe heshtje. Kjo është karakteristika që e përshkruan sjelljen e BDI-së në pyetjen se a janë të gatshëm që përsëri të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në në qeverinë e re, thuhet në raportin e radios “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase.

Analistët vlerësojnë se hapat e tillë do të ishin “vetëvrasje” për BDI-në, pasi që koalicionimi i deritanishëm me kryesinë e komprometuar të VMRO-DPMNE-së, nga votuesit u dënua me thuajse përgjysmim të votave të BDI-së në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, ose përkthyer në mandate, nga 19 deputetë, tani në 10.

Dyshimi për atë se a do të hyjë në Qeveri, sipas analistëve është edhe deklarimi i fundit i Gruevskit, i cili u vlerësua si anti-perëndimor.

“Neve nuk ka intereson lufta për pushtet e partive politike maqedonase, pasi që asnjëra nga ata nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve. Për ne, bashkësia ndërkombëtare ngelet vazhdimisht partner dhe mik i shtetit”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një deklaratë për media, transmeton portalb.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme