BDI përmes një komunikate thotë se thellohet edhe më tepër mashtrimi i Vlenit pasi sipas tyre edhe partia Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror. Për integristët, bëhet fjalë për rast të paprecedentë: një parti ndryshon kryetarin në dokumentet zyrtare, ndërsa këtë fakt e fsheh nga qytetarët dhe nga anëtarët e vet.
“Dokumentet zbulojnë edhe një skandal tjetër: drejtuesit e Alternativës e kanë zëvendësuar kryetarin e partisë pa e informuar as anëtarësinë dhe as opinionin publik. Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, kryetar i Alternativës figuron Zekirija Berisha, shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali. Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë? A e dinë anëtarët e Alternativës se kush e drejton juridikisht partinë e tyre?”, pyesin nga BDI.
• Zëvendësimi i kryetarit të partisë, pa u informuar anëtarësia
• Kryetar i Alternativës, Zekirija Berisha
• Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë?
BDI-së i kaluan dy dekada në pushtet, në tenderë dhe hajni, ndaj duket se nuk i mbeti kohë t’i mësojë ligjet, kundërpërgjgijen nga VLEN. Pasi nuk u kaloi tregimi për Besën, tani u kapën pas Alternativës, por ende nuk po zbulojnë nëse BDI-në vërtet e udhëheq Ali Ahmeti, Bujar Osmani apo Artan Grubi nga arresti shtëpiak.
“Me fitoren në dhjetë komuna, partitë që përbënin VLEN-in fituan të drejta dhe detyrime konkrete që burojnë nga procesi zgjedhor. Pikërisht për këtë, kalimi i pesë faktorëve politikë në VLEN si një parti e vetme po zhvillohet në faza, në përputhje me ligjet dhe procedurat që përcakton rregullativa. Këtu nuk ka asnjë sekret dhe asnjë mashtrim. Ka vetëm një procedurë ligjore, të cilën BDI-ja ose nuk e kupton, ose qëllimisht shtiret sikur nuk e kupton, për të prodhuar propagandë të lirë”, thonë nga VLEN.
• Kalimi i pesë faktorëve politikë në VLEN zhvillohet në disa faza
• Kalimi në një subjekt, në përputhje me ligjet dhe procedurat
• BDI shtiret për të prodhuar propagandë
Përderisa nga BDI thonë se të ashtuquajturën “shkrirje” e kanë vetëm për konferenca dhe propagandë, nga VLEN thonë se do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar si faktorët politikë që e mundën BDI-në./Alsat.mk.
The post BDI: Thellohet mashtrimi i VLENI-it appeared first on Alsat.



