Gazetar: Suad Bajrami
LSDM-ja opozitare akuzon se është ulur standardi jetësor, ndërsa akuzon kryeministrin Mickoski se po manipulon qytetarët me matematika zbavitëse për siç thonë, gjoja rritje të pagave.
“Paga mesatare për një muaj ka rënë për 1.163 denarë, paga minimale prej 26 mijë denarë, nuk është e mjaftueshme për një të tretën e shportës konsumatorë e cila është rritur në 70 mijë denarë. Çmimet e larta çdo ditë i zbrazin buxhetet familjare. Kjo është pasqyra e vërtetë për “ekonominë e tretë në Evropë” të Mickoskit. Matematika zbavitëse e Mickoskit nuk mundet ta paguajë as faturën për një familje. Paga më të ulëta. Jetë më e shtrenjtë. Buxhete të zbrazura. Frigoriferë të zbrazur”, thonë LSDM.
• Paga mesatare për një muaj është ulur për 1.163 denarë
• Rritja e çmimeve ka zbrazur buxhetet familjare të qytetarëve
Për akuzat janë përgjigjur nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, të cilët akuzojnë LSDM-në për gënjeshtra pasi që sipas tyre, pagat janë rritur për 70%.
“Gënjeshtrat e LSD-së nuk kanë fund. LSD-ja e Venko Filipçes vazhdimisht luan me qytetarët dhe u krijon panik…Në periudhën e VMRO-DPMNE-së, paga mesatare është rritur për rreth 70% në muaj sesa në periudhën kur ka qenë në pushtet LSD-ja dhe BDI-ja. Nuk nevojiten fjalë boshe dhe parulla politike. Numrat flasim vetë” , thonë nga VMRO-DPMNE.
• Partia e Venko Filipçes gënjen qytetarët duke krijuar panik
• Në periudhën e VMRO-DPMNE-së, pagat janë rritur për 70%
Ndërkohë që kryeministri Mickoski dje tha se parametrat ekonomike tregojnë rritje të ekonomisë, nga LSDM thonë se qytetarët këtë nuk e ndjejnë realisht dhe në vend të kësaj përballen me rritje të shpenzimeve. Për këtë, kanë paralajmëruar se sërish do ta dorëzojnë në Kuvend propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro./Alsat.mk.
The post LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen për çështjen e pagave në Maqedoninë e Veriut appeared first on Alsat.



