BE e gatshme të anëtarësojë Malin e Zi sa më shpejt

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, gjatë bisedës së sotshme me kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, tha se vendi i tij ka hapur 28 kapituj negociues me BE-në, ndërsa tre i ka mbyllur, transmeton Koha.net raportimet nga Podgorica.

Tajani deklaroi se në Bashkimin Europian janë të gatshëm për integrimin e Malit të Zi n[ një afat sa më të shkurtër, varësisht nga shpejtësia e përmbushjes së detyrave nga agjenda europiane.

Kryetari i Parlamentit Europian tha se Mali i Zi vazhdimisht ka kontribuar për stabilitetin e Ballkanit.

“Ballkani stabil do të thotë Europë e sigurt dhe e qëndrueshme”, kanë thënë Markoviq e Tajani.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme