Catherine Ray, zëdhënësja e Federica Mogherinit komesare e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, deklaroi të mërkurën se zhvillimet e fundit kanë shkaktuar “shqetësim të madh në Bashkimin Evropian”.
“Paqja e përhershme dhe denuklearizimi i Gadishullit Korean doemos duhet të arrihet përmes rrugës paqësore”, tha Ray, raporton Anadolu Agency.
Ajo shtoi se komesarja Mogherini përjashton “intervenimin ushtarak”.
Ray tha se Pheniani “doemos duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe pa anulime në pajtim me detyrimet e tij”, sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.