BE i përgjigjet Serbisë: Kosova është rast ‘sui generis’, s’mund të krahasohet me Kataloninë

Zëdhënësia e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka hedhur pretendimet se për Kataloninë, saktësisht për Spanjën, vlejnë standarde të dyfishta nga ato që kanë vlejtur për Serbinë në rastin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka theksuar se e drejta ndërkombëtare është universale, dhe se BE-ja e respekton atë plotësisht.

Kocijançiq, me rastin e qëndrimit të djeshëm të Komisionit Evropian se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonisë janë të pakrahasueshëm, ka shtuar se nuk ekzistojnë standarde të dyfishta, transmeton lajmi.net.

“Kosova është rast sui generis”, ka thënë Kocijançiq.

“Ashtu siç e ka konfirmuar Këshilli i Evropës së Kosova është rast Sui Generis dhe si i tillë nuk mund të krahasohet me asnjë situatë tjetër në botë. Standarde të dyfishta nuk ka. E drejta ndërkombëtare duhet të jetë universalisht e pranuar, dhe BE-ja plotësisht e respekton”, ka thënë Kocijançiq për tanjug.

Kjo përgjigje e BE-ja vije pas letrës që president serb, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar BE-së lidhur me “standardet e dyfishta” sipas tij të BE-së në rastin e Kosovës dhe atë të Katalonisë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme