“Mos mbaj peng qytetarët e Strugs për inatet që krijon me investitorët e huaj. Fonde dhe mundësi të investimeve ka, mirëpo kur nuk ka vullnet dhe vizion si në rastin kur ke qeverisur ti, atëherë natyrshëm nuk do të ketë investime dhe Ohri sot është tre herë më i zhvilluar se Struga”, ka deklaruar kandidati i Lëvizjes BESA, Lavdrim Elmazi në debatin Jeta në Maqedoni duke drejtuar gishtin ndaj ish kreut të kësaj komune, Ziadin Sela./Sakte.net



