BE-ja e synon mbylljen e plotë të kufijve për ta luftuar koronavirusin

Komisioni Evropian është duke planifikuar që t’i ndalojë të gjitha udhëtimet jourgjente nëpër zonën Schengen në kohën kur shumë shtete i kanë mbyllur kufijtë e tyre veç e veç si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se të martën do të kërkojnë nga liderët e shteteve që ta zbatojnë këtë masë. “Sa më pak udhëtime, aq më shumë mund ta parandalojmë virusin”, tha ajo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më herët se të gjithë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbyllen për udhëtarë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

“Konkretisht, të gjitha udhëtimet mes vendeve të tjera dhe shteteve të BE-së do të ndalohen”, tha presidenti francez gjatë një fjalimi të transmetuar të hënën në televizion.

Nga kjo masë nuk do të preken banorët afatgjatë, shtetasit e vendeve anëtare dhe diplomatët. Kufirin do të mund ta kalojnë edhe punëtorët shëndetësorë dhe personat që transportojnë mallra, bëri të ditur Von der Leyen gjatë një konference me video-lidhje.

Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për të paktën 30 ditë, por mund të zgjatet edhe më shumë, varësisht nga situata e krijuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme