BE-ja nesër i tregon Serbisë ç’ duhet të bëjë me Kosovën

Zyrtarë serbë, medie të pushtetit e të opozitës, po e presin me ankth publikimin e strategjisë së Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor e cila pritet të bëhet nesër . E gjitha kjo, siç transmeton “blic” i Beogradit ndërlidhet me kushtet që do t’i prezantohen Serbisë sërish dhe sidomos ato për dhe me Kosovën, transmeton Koha.net.

Në këtë strategji, Serbia pret propozime të kushteve të reja dhe nëse ato i përmbush, Serbia deri në vitin 2025 mund të bëhet e anëtare e plotfuqishme e BE-së.

Për Serbinë kushtet më të vështirat janë ato për Kosovën, siç e thotë “blic”, sidomos kushti për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

Normalizimi sipas strategjisë, thotë ky medium, pritet të ndodhë në vitin 2019. Në kapitullin 23 Serbia i ka 50 masa kalimtare, në atë 24,41, ndërsa në kapitullin 35, që i kushtohet krejtësisht Kosovës, kërkohet normalizim i plotë marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve dhe sidomos plotësimeve të kushteve, bisedimet e Serbisë me BE- do përfundojnë në vitin 2023 , ndërsa një vit më pas, në vitin 2024, do të nënshkruhej marrëveshja për anëtarësim.

Hapi tjetër dhe i fundit do të ishte ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim.

E njëjta procedurë parashihet të jetë edhe për Malin e Zi.

Kohë më parë, gazeta Financial Times kishte shkruar se BE në gjirin e vet, përnjëherë, do të pranojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovën.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme