BE-ja ultimatum Qeverisë për Projektligjin për paga

BE-ja ultimatum Qeverisë për Projektligjin për paga

Bashkimi Evropian e ka përcaktuar nëntorin e këtij viti si afat kur qeveria duhet ta dërgojë për miratim Projektligjin e ndryshuar për pagat.

Kjo kërkesë erdhi pak ditë pasi e njëjta zyrë i kishte bërë bllok projektligjit që qeveria e kishte planifikuar ta fuste në fuqi.

Me këto kërkesa është pajtuar edhe Ministria e Administratës Publike, e cila ishte edhe sposorizuese e projektligjit në fjalë.

Bazuar në këtë projektligj, rritje më të mëdha do të ketë sërish sektori i drejtësisë, duke përfshirë edhe kryeministrin, i cili është paraparë të marrë edhe 881 euro shtesë në pagë, duke arritur shumën 2324 euro në muaj.

Në ministri, pagat janë paraparë të rriten në Ministrinë e Infrastrukturës, përderisa ulje do të ketë në ministrinë e FSK-së edhe të Punëve të Jashtme.

Sipas këtij projektligji, në nivelin lokal paga mesatare do të rritet nga 384 në 396 euro, ndërsa në nivelin qendror, nga 482 në 491 euro.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme