Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Ajo ka kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit si marrëveshje e arritur në Bruksel, transmeton lajmi.net.
“Që nga fillimi duhet ta kenë të qartë dy palët që Asociacioni duhet të zbatohet pa vonesa. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që janë arritur”, tha Kocijançiq për Tanjug.
Asociacionin e kërkoi edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Madje ai bëri thirrje te Lista Serbe që nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, atëherë ta rrëzojnë qeverinë.
Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian ditë më parë në një përgjigje për lajmi.net nuk kishte treguar datë për vazhdimin e dialougt në nivel të lartë. Pra ndërmjet presidentëve. /Lajmi.net/