Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas ngjarjeve sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.
BE ka shprehur shqetësim për incidentin në Mushtisht dhe lavdëron policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëmve materiale, transmeton Koha.net.
Ata kanë thënë se përkundër plagëve të luftës, respekti për të drejtën e kthimit është i nevojshëm.
“Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit është i nevojshëm në normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Kosovë.