“Bëhemi bashkë për rrethimin e Ramës dhe sistemit korruptivo-kriminal”/ Aktivisti Edison Lika mesash të qartë: Nuk ka negociata nëpër zyra, protesta është në shesh

Prej 49 ditësh shqiptarët mbushin sheshin dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Edison Lika u shpreh i qartë se nuk ka negociata nëpër zyra dhe se kërkesa e shqiptarëve është e qartë, largimi i Ramës.

Sot është treguar se kjo shoqëri nuk mund të futet më nëpër zyra. Do të jetë vetëm në sheshe. Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojë nëpër zyra e ka gabim, me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje dhe jo për përfaqësi. A mund të negociohet me revolucionin? Ne bëhemi bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal”, tha ai.

 

https://www.youtube.com/watch?v=O6Ye3yScZJE

The post “Bëhemi bashkë për rrethimin e Ramës dhe sistemit korruptivo-kriminal”/ Aktivisti Edison Lika mesash të qartë: Nuk ka negociata nëpër zyra, protesta është në shesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme