Një protestues theksoi se duhet t’i vendosin SPAK-ut një afat kohor prej 72 orësh për të arrestuar kryeministrin Edi Rama dhe ish vartësen e tij Belinda Balluku.
Ai theksoi se edhe kryeministri ka 72 orë kohë për të dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të krijohet një qeveri teknike dhe më pas të bëhen zgjedhje. Ai tha se edhe presidenti duhet të shkrijë parlamentin, duke e cilësuar si parlament të krimit dhe se asnjë deputet nuk përfaqëson popullin.
“SPAK për 72 orë që të arrestojë Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe të gjithë politikanët e korruptuar. Fakte ka me shumicë, saqë jo burgim të përjetshëm por nuk e di se çfarë masash mund të ketë për to. Nga Becchetti 100 e ca milionë, McGonigal, te rrugët e florinjta, te masakra në Theth etj.
Por të mos harrojmë dosjet 184. Ultimatum Edi Ramës, 72 orë nga ky moment jep dorëheqjen dhe prononcohu urgjentisht për zgjedhje dhe qeveri teknike që rinia të marrë situatën në dorë. Presidenti të shkrijë dhe shpërndajë urgjent parlamentin e krimit se nuk përfaqëson asnjë nga ne.”, tha ai.
The post “SPAK ka 72 orë të arrestojë Ramën e Ballukun!” Protestuesi: Kryeministër jep dorëheqjen! Presidenti të shkrijë Parlamentin, s’na përfaqëson! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



