Bëhet publike kontrata për projektin ‘Kosova e Re’, ministri Lluka jep detaje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka bërë pubike kontratën komerciale për projektin e TC ‘Kosova e Re’.

Kontrata për projektin e TC Kosova e Re është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.

Ministri Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e vendosur në web faqen e ministrisë dhe do të shfaqet në gjitha format e tjeraa të mundshme, transmeton Periskopi

Ai ka thënë se kontrata nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që ishte nënshkruar para vitit të ri.

‘’Besoj që cdo marrëveshje që nëshkruhet nga unë do të jetë publike.’’, ka thënë Lluka.

Ai tregon se KEK-u vazhdimisht është duke e reduktuar stafin që të jetë sa më efektiv. Por sipas tij, një pjesë e madhe e punëtorëve do të gjejnë mundësi pune në termocentralin ‘Kosova e Re’

‘’Një pjesë e tyre do të gjejnë mundësi në termocentralin Kosova e Re dhe nuk do të ketë problem për punëtorët që janë në termocentralet aktuale.’’, ka theksuar ai.

Lluka po ashtu ka thëënë se ky project nuk do të financohet nga Qeveria e Kosovës, por që si shtet kemi disa obligime të tjera.

‘’Obligimi i shtetit është furnizimi me thëngjill dhe ujë. Obligimi tjetër është blerja e energjisë elektrike që rigjeneron terocentralin. Këto janë obligime si shtet që i marrim’, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme