Behgjet Pacolli: Barbadosi ka njohur Pavarësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Barbados ka njohur tashmë pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim të këtij shteti, Pacolli e ka vlerësuar si një dhuratë të çmueshme në prag të kremtimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“Shumë i kënaqur të njoftoj se Barbados ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Faleminderit kolegut tim Maxine McClean për këtë vendim të marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar # Kosova10!”, ka shkruar Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme